
Kambanat e Katedrales së Notre-Dame ranë sot, plot 5 vite pas shkrumbimit nga zjarri. Në një ceremoni madhështore, dyert u rihapën për francezët dhe qytetarët e gjithë botës. Në ceremoni morën pjesë liderë politikë nga mbi 40 shtete dhe personalitete të fushave të tjera.
Macron kishte ftuar gjithë homologët e tij, pra presidentët. Nga Zelensky e Trump, te presidenti gjerman, presidentja Osmani, presidenti Matarella i Italisë e shumë të tjerë.
Mirëpo në Shqipëri nuk kishte si të ndodhet ndryshe. Vendi ynë u përfaqësua nga Kryeministri, i cili nuk le vend për asnjë tjetër në të tilla qoka. Me logjikë sot duhej të ishte presidenti Begaj atje, mirëpo Rama shkoi me vrap.
Por duket se i doli huq mundi, pasi gjatë ceremonisë nuk u pa askund. Dhe tani u detyrua të nxjerrë një video në rrjetet sociale për të treguar se ishte atje, teksa duket i fshehur mes njerëzve. “Paris - Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje