TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2024, 21:12

Kishte PD apo jo ftesë nga PL për të protestuar para SPAK? Flamur Noka përplaset me Sali Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Kishte PD apo jo ftesë nga PL për të protestuar para SPAK? Flamur

Partia e Lirisë protestoi dje para dyerve të SPAK, për arrestimin e Ilir Metës. Ajo që ra në sy ishte mungesa e përfaqësuesve të PD.

Sali Berisha u pyet mbi këtë mungesë, ku tha se ata ishin ftuar, por ishte protestë e PL dhe jo e opozitës. “Protestën e organizonte Partia e Lirisë. Demokratët kanë qenë të ftuar të marrin pjesë, por nuk ka qenë organizim i koalicionit kjo protestë. Përkundrazi, PD e konsideron rrëmbimin e Ilir Metës dhe keqtrajtimin e tij, zvarritjen dhe goditjen, si një nga aktet më të rënda të torturës publike të regjistruara nga vitet ’50 gjer sot”, tha ai.

Mirëpo sot ka folur Flamur Noka, i cili e justifikon mungesën me argumentin se nuk kishin ftesë. “Ne jemi bashkë me PL në një kauzë për një shtet të drejtë, kundër narkoregjimit. Por siç ka protesta të vetme të PD ka dhe PL. Nuk ishte në kuadër të opozitës së bashkuar. Nuk kishte ftesë. Ishte protestë e PL për kreun e saj. Kjo nuk do të thotë asgjë”, tha Noka në një intervistë.

Tani ndajeni mendjen, kishit apo jo ftesë. Mund ta thoni dhe hapur që nuk doni të protestoni para SPAK ose nuk ju intereson fati i Metës.

Lini një Përgjigje