TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2024, 13:35

"Terroristë elektoralë", Berisha kërcënon patronazhistët: Do mbani përgjegjësi për veprimtarinë kriminale!

Shkruar nga Pamfleti

"Terroristë elektoralë", Berisha kërcënon

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kërcënuar patronazhistët. Ai i ka shpallur si kriminelë elektoralë ndërsa i ka cilësuar terroristë kriminalë.

Berisha shprehet se patronazhistët do të gjykohen për veprimtaritë kriminale elektrorale ndërsa shtoi se do të mbajnë përgjegjësi të plotë.

Kryedemokrati theksoi se ata do të mjerohen për ndërhyrjet e tyre në zgjedhje.

“Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo patronazhist e shpall kriminel elektoral, terrorist kriminal, do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për veprimtarinë  tyre kriminale elektorale. I siguroj se do të mjerohen me ndërhyrjet e tyre, me krimin e tyre elektoral”, tha Sali Berisha në deklaratë për mediat.

Lini një Përgjigje