TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2024, 11:48

Vota e diasporës, Celibashi propozon: Të numërohen nga KQZ jo nga partitë politike

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës, Celibashi propozon: Të numërohen nga KQZ jo nga

Komisioni Rregullator i KQZ diskutoi sot mbi modalitetet e numërimit të votës së diasporës.

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi ka propozuar që numërimi i votës së emigrantëve mos të bëhet nga përfaqësues të partive politike, por nga persona të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas propozimit të KQZ, partitë mund të kenë vetëm vëzhgues dhe këta vëzhgues kanë të drejtë vetëm 1 herë të përjashtojnë numëruesit e KQZ.

Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çakaj: Çfarë mendimi kanë partitë për këtë?

Anëtarja e Komisionit Rregullator, Helga Vukaj: Të vijë këtu Celibashi. Duam të dimë mendimin e partive”

Komisioni rregullator nuk mori një vendim dhe e shtyu atë për 5 ditë, ndërsa pritet edhe mendimi i partive politike.

Lini një Përgjigje