TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2024, 13:49

Tirana me 37 deputetë, Korça një më pak/ KQZ zbardh listën e ndarjes së mandateve për 12 qarqet e vendit për zgjedhjet 2025

Shkruar nga Pamfleti

Tirana me 37 deputetë, Korça një më pak/ KQZ zbardh

Komisioni Rregullator ka miratuar numrin e mandateve për 12 qarqet e vendit dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor.

Në bazë të vendimit Korçës i është hequr një mandat, të cilin e ka marrë Tirana, duke e çuar numrin e deputetëve në kryeqytet në 37.

Komisioni caktoi kufijtë dhe ngritjen e 93 Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvend, që do të mbahen në datën 11 Maj 2025.

Numri i mandateve për çdo qark:

Qarku Berat 7 mandate

Qarku Dibër 5 mandate

Qarku Durrës 14 mandate

Qarku Elbasan 14 mandate

Qarku Fier 16 mandate

Qarku Gjirokastër 4 mandate

Qarku Korçë 10 mandate

Qarku Kukës 3 mandate

Qarku Lezhë 7 mandate

Qarku Shkodër 11 mandate

Qarku Tiranë 37 mandate

Qarku Vlorë 12 mandate

Bashkitë që kanë më shumë se 80 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një ZAZ, duke respektuar kriterin e pandashmërisë së territorit të njësisë administrative, vazhdimësinë dhe kompaktësinë e territorit, barrierat gjeografike, mundësitë e mira të komunikimit brenda territorit dhe numër të përafërt zgjedhësish.

Njoftimi i KQZ-së:

Zgjedhjet 2025 – KRr miraton numrin e mandateve për çdo qark dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor

Sot, Komisioni Rregullator shqyrtoi projektvendimin “Për caktimin e kufijve dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor, për Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2025”.

Komisioni caktoi kufijtë dhe ngritjen e 93 (nëntëdhjetë e tre) Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvend, që do të mbahen në datën 11 Maj 2025.

Bashkitë që kanë më shumë se 80 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një ZAZ, duke respektuar kriterin e pandashmërisë së territorit të njësisë administrative, vazhdimësinë dhe kompaktësinë e territorit, barrierat gjeografike, mundësitë e mira të komunikimit brenda territorit dhe numër të përafërt zgjedhësish.

Gjithashtu, u shqyrtua edhe projektvendimi “Për miratimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, për Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2025”.

Komisioni Rregullator miratoi numrin e mandateve për 12 qarqet e vendit, si më poshtë vijon:

Qarku Berat 7 mandate

Qarku Dibër 5 mandate

Qarku Durrës 14 mandate

Qarku Elbasan 14 mandate

Qarku Fier 16 mandate

Qarku Gjirokastër 4 mandate

Qarku Korçë 10 mandate

Qarku Kukës 3 mandate

Qarku Lezhë 7 mandate

Qarku Shkodër 11 mandate

Qarku Tiranë 37 mandate

Qarku Vlorë 12 mandate

Komisioni Rregullator vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit “Mbi rregullat për numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë, dokumentacionin përkatës dhe mënyrën e plotësimit të tij, si dhe tabelimin e rezultatit të votimit nga jashtë”.

Tirana me 37 deputetë, Korça një më pak/ KQZ zbardh

 

Lini një Përgjigje