TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2024, 14:01

Kandidat për kryeministër? Berisha: Rikthimi i tretë, më i suksesshmi!

Shkruar nga Pamfleti

Kandidat për kryeministër? Berisha: Rikthimi i tretë, më i

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se rikthimi i tij i tretë, do të jetë më i suksesshmi.

Kreu i PD-së u pyet nëse do të ishte ai kandidati i partisë së tij për kryeministër në zgjedhjet e majit. Lideri i opozitës nuk e mohoi, duke thënë se kjo do të jetë eksperienca më pozitive ndërsa shtoi se do të mësojë nga gabimet e bëra. 

Ai theksoi se nuk premton lugë të artë, por do të paraqesë një program ku shqiptarët do të jenë më të mirëpaguarit në rajon.

“Së pari, se kush do jetë kryeministri, do e përcaktojnë shqiptarët. Por do u them qytetarëve, rikthimi i tretë i Sali Berishës do të jetë më i suksesshmi. Do të jetë eksperienca më pozitive, minus gabimet e bëra. Imagjinojeni ju vetë. Do jenë shqiptarët ata që përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm. Dhe do u paraqes atyre një program me të cilin dua t’i shoh njerëzit më mirë të paguarit në rajon. Një shpërndarje ku të gëzojnë sa më shumë shqiptarë nga pasuritë publike dhe nga fondet publike.

Rikujtoj këtu, secilin që na ndjek, në rast se merrni një studim shumë serioz të grupit të mirënjohur të Bostonit, në analizën e bërë të shpërndarjes së të ardhurave në të gjitha vendeve, Shqipëria renditet në vendin e katërt në botë. Kur e kam parë, u gëzova, por nuk e mendoja që mund të arrinim në atë pozicion”, tha Berisha në një bashkëbisedim virtual me qytetarët.

Lini një Përgjigje