TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Dhjetor 2024, 13:14

Çudit Berisha: Akti i fundit që do të bëja para se të vrisja veten!

Shkruar nga Pamfleti
Çudit Berisha: Akti i fundit që do të bëja para se të
Sali Berisha

Kreu i PD në një konferencë për mediat, ka përsëritur kërkesën për krijimin e një qeverie teknike.

Ai theksoi e Rama nuk krijon qevri teknike pa iu imponuar.

“Rama nuk krijon qeveri teknike pa ju imponuar. Kërkesa për qeveri teknike, e cila si akt mund ta sanksionohet në Kushtetutë në mënyrë që 3-4 muaj para zgjedhjeve sot e tutje të ketë një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve. Këtë e ka Greqia dhe ka parë veçse të mirë prej kësaj. Ne nuk po e kërkojmë vetëm për veten tonë dhe vetëm për këtë radhë, kemi faktuar zgjedhje të lira dhe rotacionin, por kjo të bëhet normë kushtetuese për Shqipërinë”, tha ai.

I pyetur nëse do të garojë në listë të hapur, ashtu si kryeministri Edi Rama, kryedemokrati u shpreh: Nuk i kemi të përcaktuar akoma, nëse mendon se Sali Berisha imiton Edi Ramën është akti i fundit që do të bënte para se të vriste veten.

sali berisha partia demokratike

Lini një Përgjigje