TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Dhjetor 2024, 19:40

A do t’i hiqet “non grata” Berishës? Ngjela: E gënjen mendja, dosjen e korrupsionit ja kopsiti administrata e Trump

Shkruar nga Pamfleti

A do t’i hiqet “non grata” Berishës? Ngjela: E

“Non grata”-n e Sali Berishës e çliron një Gjykatë Federale në Amerikë dhe jo një president. Këtë përgjigje dha avokati Spartak Ngjela, pas deklaratave të kreut demokrat se do të bëjë të gjitha përpjekjet për heqjen e non gratës sapo të inaugurohet Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Por sipas avokatit Ngjela procedura për shpalljen non grata të kreut të PD-së, nisi që në administratën e parë të Trump. Bazuar në burimet që ai ka me diplomacinë amerikane, Ngjela thotë se non grata e Berishës është shumë e rëndë.

Ç’punë ka presidenti. Ai nuk e ka kaluar në proces gjyqësor. Ka një afat dhe e hedh në një gjykatë federale në Amerikë. Pse nuk e hodhi ky në gjykatë federale? Se ndjehej i fajshëm. Të shohim çdo të bëjë Trump. Ky do t’i thotë të çojë në Gjykatë, por ky ka humbur afatin. Ti qëndrojmë historisë; dokumentacioni kundër Saliut si antiamerikan dhe demokracisë amerikane e ka mbledhur Trump por non gratën ia dha presidenti që erdhi pas. Kur Trump ishte president, Saliut  i filloi mbledhja e dokumentacionit. Nuk është kaq e thjeshtë e ka shumë të rëndë Saliu, siç më ka thënë diplomacia e lartë amerikane. E vetmja rrugë e tij ishte në gjykatë. Pse nuk vajti në gjykatë?”, tha Ngjela në A2 CNN.

Ngjela theksoi se kjo është një çështje e Kongresit Amerikan dhe nëse është provuar veprimtaria antiamerikane e Berishës, vetëm një gjykatë federale mund ta rrëzojë atë.

Le ta bëjë po ta fitojë, le ta fitojë,  por unë e di që procedurën e ka filluar Trumpi dhe e ka vazhduar ky tjetri që i ka dhënë non gratën. Është çështje kongresi. Nëse ka pasur prova për veprimtari kundër shtetit amerikan nuk rrëzohen dot. Nuk i heq presidenti provat, vetëm një Gjykatë Federale në Amerikë”, deklaroi Ngjela në A2 CNN.

Ndërsa për aktin e radhës të mosbindjes civile të njoftuar nga Berisha në 23 Dhjetor, Ngjela thotë se është shkelje ligji.

I pyetur nëse PD është më e fortë me Sali Berishën, Ngjela përgjigjet: “I patë sondazhet? Dobët është, për të marrë pushtetin, se deputetë do të nxjerrin”.

Lini një Përgjigje