
Në Beograd ka nisur takimi mes Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar si dhe të dërguarin e Bashkimit Europian mbi dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim pritet të diskutohet mbi përshkallëzimin e tensioneve në Veri dhe në të do të marrë pjesë edhe shefi i Delegacionit të BE-së në Beograd Emanuele Giofre si edhe ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill.
Takimi me Vuçiç, vjen pas atij të mbajtur mbrëmjen e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku po tentohet të arrihet de-përshkallëzimi i situatës në komunat veriore.
Të dërguarit e Perëndimit pritet t’i propozojnë Vuçiçit planin me tre pika të cilat ja propozuan edhe Kurtit mbrëmjen e djeshme me shpresën se mund të arrihet një dakordësi.
Tre pikat përfshijnë së pari nisjen e punës për zgjedhje të reja në 4 komunat veriore. Së dyti kërkojnë sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje dhe së fundmi nisjen e punës nga qeveri e Kosovës për krijimin e Asociacionit.
Lini një Përgjigje