TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Qershor 2023, 13:37

"Jemi në një moment kritik", opozita në Kosovë i kërkon Kurtit koordinim me aleatët: Mund të kemi pasoja me SHBA

Shkruar nga Pamfleti
"Jemi në një moment kritik", opozita në Kosovë i
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreu i PDK, Memli Krasniqi

Pas takimit me emisarët Lajçak dhe Escobar, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha për mediat se Kosova ndodhet në një moment kritik.

Ai tha se situata është shqetësuese dhe e paqartë për shkak të munesës së “planit dhe gatishmërisë së kryeministrit për dakordim me aleatë tanë”.

Abdixhiku shpreson që Kurti të reflektojë, ndërsa i bëri thirrje presidentes Osmani që të jetë “më e qartë dhe më e zëshme në këtë moment kritik për Kosovën”.

“Po futemi në një situatë bukur shqetësuese për Republikën e Kosovës dhe për më tepër të paqartë. Shqetësuese për shkak të gjendjes së relacioneve që Kosova i ka me aleatët e saj dhe të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës për dakordim me aleatët tanë. Në këtë fazë të Kosovës, qytetarëve tanë i mbetet të sheh dhe pasojat që mund të vijnë në relacioni i tillë, në radhë të parë nga SHBA, BE dhe NATO. Një gjendje të tillë, si LDK, e kemi të vështirë ta pranojmë, si parti politike opozitare me numër të kufizuar të deputetëve ne kuvend, veprimet tona do të jenë publike, por në të njëjtën kohë shpresojmë që mediat ta transmetojnë sa ma qartë të gjendjes së Kosovës sot, si gjendje e paparë për ne në këto 33 vite përpjekje për liri dhe pavarësi, dhe qytetarët e Kosovës të kuptojnë përtej popullizmit, për rrugën që kryeministri Kurti po e fut Kosovën. Unë shpresoj që ai të reflektojë dhe sërish i bëj thirrje presidentes të jetë më e qartë, më e zëshme, në këtë moment kritik për Kosovën”, tha Abdixhiku.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka thënë se në takimin me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe kanë dëgjuar qëndrimet amerikane dhe evropiane për situatën e krijuar në veri.

Ai ka thënë se në këtë takim nuk ka pasur kërkesa, përtej informimit për situatën që është zhvilluar.

Krasniqi ka deklaruar se në takim kanë ripërsëritur edhe qëndrimin e PDK-së.

Ai ka theksuar se nuk po shohin lëvizje përpara dhe se situata aktuale është duke e dëmtuar Kosovën.

“Është e vërtetë që situata aktuale është shumë shqetësuese, ne po shohim që nuk ka një lëvizje përpara, ka një situatë e cila është duke e dëmtuar Kosovën në kuptimin e raporteve të saj ndërkombëtare, në radhë të parë me partnerët strategjikë, andaj kërkuam dhe shprehem gatishmërinë tonë që të luajmë rolin tonë shtetëror për të ruajtur relacionet tona me SHBA-në në radhë të patë dhe shtetet e BE-së”, është shprehur Krasniqi.

I pyetur nëse mbështesin zgjedhje të reja në veri ai ka thënë se në takim nuk është diskutuar për tema konkrete.

opozita në kosovë tensionet në veri shba

Lini një Përgjigje