
Analisti Fitim Zekthi ka folur në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku theksoi se frika më e madhe është organizimi territorial.
I ftuar në Euronews Albania, Zekthi tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i pashmangshëm, ndërsa shtoi se duhet të gjenden mënyra që Kosova të njihet si shtet i pavarur nga shtetet që nuk e njohin. Më tej, analisti theksoi se ne si shqiptarë duhet të mbështesim Kosovën duke shtuar se nuk bëhet politikë me interesin kombëtar.
“Frika është te organizimi territorial. Nuk e ka thënë askush që asocacioni dot ë jetë një lloj kantonizimi. Patrioti më i mirë është ai që kupton rrethanat politike të vendit Do të duhet të gjenden me çdo kusht mënyra që Kosova të njihet nga të gjithë vendet. Dialogu në këtë rast është i pashmangshëm. Kemi këtë lloj aktualiteti. Ne si shqiptarë duhet të jemi patriot. Nuk bëhet politikë me interesin kombëtar”, tha analisti.
Lini një Përgjigje