
Pas seancës plenare, ku pati tensione dhe kaos, deputetët e opozitës kanë folur para mediave. Ndryshe nga herët e tjera, ata sot dogjën karriget, teksa paralajmëruan të tjera tensione.
Agron Gjekmarkaj u shpreh se ditën e hënë të gjithë qytetarët do mbushin rrugët e Tiranës.
“Nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë liritë e fituara në dhjetor 1990. Nuk e dorëzojmë pluralizmin, nuk e pranojmë planin ogurzi të shpërbërjes së opozitës. Salianji i bëri një shërbim publik vendit duke denoncuar narkotrafikun. Nuk bëjmë asnjë koncesion me standardet që kemi fituar. Ditën e hënë do të jemi në rrugët e Tiranës për të mbrojtur pluralizmin dhe demokracinë”, tha ai.
Lini një Përgjigje