TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 17:36

Dogjën karriget e Kuvendit, Flamur Noka zyrtarizon kthimin e kaosit: Kjo do jetë panorama çdo seancë!

Shkruar nga Pamfleti

Dogjën karriget e Kuvendit, Flamur Noka zyrtarizon kthimin e kaosit: Kjo do

Deputeti i PD-së, Flamur Noka pas përfundim të seancës kaotike në Kuvend, deklaroi për mediat se fajtor për këtë situatë është kryeministri Edi Rama. Sipas tij, Rama ka djegur Shqipërinë prej 3 vitesh duke sulmuar opozitën.

Ai shtoi më tej se opozita nuk do të ndalet, teksa u bëri thirrje demokratëve që të mblidhen në protestën kombëtare të 7 tetorit.

Edi Rama duke sulmuar opozitën prej 3 vjetësh i ka vënë flakën Shqipërisë. Për interesat e xhepit të tij dhe oborrtarëve të tij. Ndaj ne jemi këtu për të kryer misionin e dhënë nga demokratët. Kemi 3 vjet që Rama na ka hapur luftë. Tentoi të na likuidojë dështoi, burgosi kryetarin e opozitës ka burgosur nënkryetarin e PBDNJ dhe tani burgosi Salianjin. Zgjidhje shikon dënimin me burg.

Kushdo që i nxjerr të palarat me drogën dhe lidhjet me krimin. Ne nuk ndalojmë, ta harrojë Rama që mund të bllokojë opozitën. Opozita është në ballë të aksionit. Ditën e hënë ora 6, pa ndalim kundër regjimit. Shqiptarët meritojnë një qeverisje të denjë. Do ti dalim zot këtij vendi. Të enjten dhe çdo parlamenti do jetë kjo panoramë. Nuk ka kompromis me mafien. Jemi në betejë. Qeveria teknike është zgjidhje. Me narko qeveri Shqipëria nuk ka paqe”, tha Noka.

Lini një Përgjigje