
Kryeparlamentari Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca kreun e grupit të PD-së, deputetin Gazment Bardhi për ndërprerje të vazhdueshme të seancës dhe fjalës.
Peleshi mori këtë masë pas fyerjes që “je i paaftë”, me të cilën iu drejtua Bardhi.
Gjithashtu vërejtje mori edhe deputeti tjetër, Klevis balliu.
Bardhi mbajti fjalën e tij duke kërkuar zbatimin e rregullores, ku deputetët të mbanin fjalën për të shpjeguar pyetjet që kishin bërë ndaj Komisionerit për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Robert Gajda.
Por teksa ky i fundi po mbante fjalën, Bardhi këmbënguli, fillimisht ndaj nënkryetares Spahiu dhe më tej ndaj kryetarit Peleshi që erdhi më vonë për të marrë drejtimin.
“Zonja kryetare fjalën tuaj të parë, me gjithë respektin, po e filloni me shkelje. Jeni për herë të parë kryetare, por me një eksperiencë të gjatë si deputete, ju e dini rregulloren e Kuvendit, ku bëhen pyetjet me listë dhe pika dhe më pas Komisioneri do japë përgjigje për secilën prej tyre. Pyetjet bëhen me shkrim, të përgatitet për përgjigjen, por kjo nuk i heq të drejtën deputetit të mos shpjegojë pse e bën pyetjen. He në këtë mënyrë, kështu e ka tradita, 5 minuta deputeti të mbajë fjalën për pyetjet që kanë depozituar. Kjo është procedura parlamentare prej vitesh”, tha deputeti.
Lini një Përgjigje