
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, nga foltorja e Kuvendit deklaroi se maxhoranca po tenton të vrasë të vërtetën, që e sheh si armike.
Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj tha se opozita po tentohet të merret peng. Më tej, ai shtoi se ky Kuvend nuk po funksionon.
Gjekmarkaj nënvizoi se edhe zgjedhjet e 11 majit, mazhoranca i fitoi me farsë elektorale dhe duke arrestuar liderin e saj, Sali Berisha.
“Kuvend që nuk funksionon dhe nuk punon. Një Kuvend ku është hequr e drejta e fjalës, s’ka interpelanca, pyetje e përgjigje, por arrogance, indiferencë. Ju miratuat një qeveri e program, që ishte hartim kryekrejt, sepse ende nuk keni zbatuar 30% të programit të qeverisë së kaluar. Debatit i keni shpallur luftë, të vërtetën armike dhe opozitën doni ta merrni peng. Jeni prindërit që i keni mohuar të ardhmen fëmijëve. Nuk e harrojmë se si i fituat zgjedhjet, me farsë elektorale dhe me arrestimin e liderit të opozitës, Sali Berisha”, tha ligjvënësi demokrat mes të tjerash në fjalën e tij.”, tha Gjekmarkaj.
Lini një Përgjigje