TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 13:25

Debati për Kosovën/ Vengu-Kaprit: S’mund të na jepni leksione, Rama i vetmi që kërkoi njohjen në mes të Beogradit

Shkruar nga Pamfleti

Debati për Kosovën/ Vengu-Kaprit: S’mund të na jepni

Kuvendi u përfshi nga debatet në seancën e sotme lidhur me qëndrimin e mbajtur ndër vite nga partitë në raport me Kosovën.

Mes debateve dhe akuzave reciproke, ishte edhe ai mes ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe deputetit të ‘Mundësia’, Erald Kapri.

Vengu tha se askush nga opozita nuk është në gjendje për t’i dhënë leksione patriotizmi mazhorancës. Vengu tha se Edi Rama ka kërkuar në mes të Beogradit njohjen e Kosovës.

Debati

Erald Kapri: Në mënyrë të pazakontë u përmend, Kosova ju ndoshta do bënit mirë ta ndaloni. Nuk mund të ndihet Kosova në këtë moment të vështirë dhe të provokoni opozitën dilni në miting. Tani që e majta ka një komplekse të madhe me Kosovën kjo ndihet. Historia e së majtës nis herët me Kosovën, që me faktin që shteti shqiptar ishte përgjegjës për vrasjen e qindra të rinj në masakrën e Tivarit. Ndaj është e ndershme që ky parlament të bëjë seancën të posaçme dhe nuk mund të trajtohet në një retorikë politike që nuk na bën nder asnjërit.

Pirro Vengu: Kapri nuk besoj ju si grup si parlamentar apo opozita mund të na japin ne leksione patriotizmi për Kosovën. Kryeministri është ai që përsëritur në mes të Beogradit kërkesën për njohje të Kosovës. Kjo qeveri jo vetëm që ka çuar përpara projekte zhvillimore me Kosovën, por sikur ju keni çuar përpara Rrugën e Kombit, ne po çojnë Hekurudhën e Kombit. Kjo qeveri e ka përfshirë Kosovën në kuadër të bashkëpunimeve strategjie, ushtarake dhe rajonale. Është momenti që dhe ju t’i bashkoheni iniciativës për të futur Kosovën bashkë me Kroacinë në iniciativa ushtarake dhe mbrojtjes rajonale. Nuk ka leksione patriotizmi, hajdeni nesër në protestë të bashkohemi si komb.

Lini një Përgjigje