TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 12:26

Rama s’paraqitet në Kuvend, ironizon Korreshi: Kryeministri ku është?! Mos ka filluar punë të dytë

Shkruar nga Pamfleti

Rama s’paraqitet në Kuvend, ironizon Korreshi: Kryeministri ku

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ngritur pikëpyetje se përse kryeministri Edi Rama nuk ndodhej në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi ka ironizuar Ramën teksa tha se mos ka filluar një punë të dytë pas Bajramit referuar akuzave se Presidenti Bajram Begaj ishte i punësuar në një klinikë private.

“Marr shkas nga fjalimi mallëngjyes i ministrit që na e bëri Skënderbe kryeministrin, por edhe kreut të Grupit të PS-së, kryeministri ku është, mos ka filluar punë të dytë infermier mbas Bajramit, dhe e dyta ti ktheje përgjigje kryeministrit të Kosovës për qëndrimet ndaj gjykatës speciale të Hagës që ka mbajtur se po e pyet ai andej”, tha Korreshi.

Lini një Përgjigje