
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga foltorja e Kuvendit deklaroi se në pikën e rendit të ditës për mocionin për gjenocidin serb duhet të futet dhe çështja për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Mediu ka nënkuptuar se nesër do të marrë pjesë në protestën e organizuar në Tiranë për UÇK-në. Ai tha se do të jetë si qytetar në protestë dhe se nuk pyet Ballën për të marrë pjesë.
“Kush harron historinë, është i detyruar që ta përsëris atë. Për fatin e keq, apo të mirë, një pjesë e juaja se ka njohur. Ky Kuvend jo vetëm që duhet të flasë për gjenocidin, por të shtojë dhe një pikë, lirimin e menjëhershëm të ish-krerëve të UÇK. Kam pasur nderin që i kam njohur personalisht, Thaçin, Veselin, Rexhep Selimin. Nuk duhet asnjë qëndrim politik me këtë çështje. S’mund të jemi në krah të udhëheqësve të UÇK dhe nga ana tjetër me Vuçiçin. Duhet të jemi të qartë. S’të pyes ty Taulant Balla, do të jem ku të më …dojë qejfi mua. S’të marr leje ty.”, tha Mediu.
Ndërkohë, i menjëhershëm ishte reagimi i Ballës.
“E kam ruajtur por se mbaj dot më. Meqë ju bëra një kronologji të asaj që keni bërë për të dëmtuar Kosovën.
Vetëm 28 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të dy bashkë hodhët në erë Gërdecin”, tha Balla.
Te gjithe, te gjithe, te gjithe jane te shitur, hiena, perverte pa zemer e fytyre te kombit. Lus Zotin qe ato raketat qe hidhen ne Rusi e Ukraine te gabojne e t'i bjere ketyre qelbesirave ne koke, si atyre te Prishtines e ketyre te Tiranes. Deshe demokraci na, deshe liri e shtet na, he bejini o muter.