TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 10:50

Kuvendi pronë e PS, Balla hedh në kosh kërkesat e opozitës: Harrojeni debatin me Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi pronë e PS, Balla hedh në kosh kërkesat e opozitës:
Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh nga foltorja e Kuvendit se nuk mund të pranojë asnjë nga kërkesat e opozitës për mocion me debat.

Sipas Ballës, këto kërkesa nuk do të pranohen nëse bien ndesh me rregulloren.

Duke harruar se PS mbyll prej 7 seancash Kuvendin dhunshëm, pa asnjë debat, Balla iu drejtua opozitës duke i thënë tha se kërkesat i sjellin të shtrembëruara sepse nuk duan debat.

Sipas tij, kërkesat e PD përfshijnë qindra çështje, por problem më i madh i tyre është se janë të cunguara qëllimisht për të mos lejuar një jetë normale parlamentare.

“Në konferencën e kryetarëve kemi bërë 3 diskutime për 3 mocione me debat. Jam informuar që do kemi një diskutim tjetër.

Rregullorja për mocionet është e qartë, ato janë pjesë e instrumenteve të kontrollit parlamentar, që nisin nga më i thjeshti e kulmojnë me komisionin hetimor.

Kam përpara kërkesën e PD që do jo një çështje të veçantë por disa qindra çështje. Bëhet fjalë që të kemi bilancin e qeverisë nga 2013 deri në 2025. Kjo nuk është çështje e veçantë. Ne kemi bërë aq shumë punë sa mund të bëjmë mocion për çdo punë.

Kërkesa thotë që duam një mocion me debat për programin e qeverisë. Nuk kthehemi dot pas, ne ecim vetëm para. Po mund të bëjmë një mocion për çështjet që ndërlidhen me rrugët evropiane dhe anëtarësimin e vendit në BE.

Kërkohet si pjesë e mocionit dhe efikasiteti i qeverisjes që sipas tyre lidhet dhe me integritetin e ministrave të emëruar. Pastaj shkojmë te kriminali i qeverisjes që nuk na ndahet shpirti etj…

Është e qartë që keni një përpjekje dhe turravrap me njëri-tjetrin, ku nuk kuptohet kush drejton dhe kush janë të tjerët.

E kuptoj që kërkesat i keni bërë mangët që të pamundësoni dhe ne një jetë parlamentare normale. Vetë i sillni kërkesat të cunguara dhe të shtrembra pasi nuk doni vetë debat. Nuk mund të pranoj asnjë nga këto kërkesa”, tha Balla.

kuvend pronë e ps harrojeni debatin me ramën

Lini një Përgjigje