
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në Kuvend për kërkesën e opozitës për mocion me debat lidhur me gjenocidin serb në Kosovë.
Berisha iu përgjigj Ballës i cili me ironi e quajti dhëndër të Serbisë, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se është shërbëtor i Aleksandër Vuçiç.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha bëri një bilanc të numrit të të vrarëve gjatë agresionit serb në Kosovë. “Ku e gjeni këtë forcë të shkelmoni mbi gjakun e këtyre njerëzve”, i pyeti Berisha socialistët.
Ai shtoi se edhe serbë po të ishin dhe gjenocidin ta kishin bërë shqiptarët, do të votonte pro.
“Do të shtosh minutat e përgjigjes ndaj tij. Gjatë periudhës 98-99 forcat barbare serbe kryen në Kosovë rreth 100 masakra, të evidentuara ndaj popullsisë së saj. Në Likoshan, në 28 shkurt deri në 1 mars, 24 viktima civile, Prekazë; 5-7 mars, 59 viktima civile, 55 të familjes Jashari. Shalë e Bajgorës, 12 viktima civile. Në Abri e Epërme, 26 shtator, 24 viktima civile. Lubeniq, masakra e dytë, 100 viktima civile, mes tyre dhe gra shtatzëna”, tha ai.
Berisha theksoi se kush shkel mbi sakrificën nuk ka gjak shqiptari.
“Ata që shkelin mbi gjakun e tyre këtij gjenocidit të tmerrshëm, ata nuk janë shqiptarë. Ata janë nivel njeriu primitiv ose kafshës. Por ju të tillë nuk doni ta paraqisni. Këto shifra janë të parlamentit të Kosovës, që ne duhet ta paraqesim këtu. Të mohosh ndërgjegjen e vendit tonë, do të thotë që të jesh një qenie pa ndërgjegje shoqërore dhe kombëtare.
Kjo është jashtë çdo lloj procesi. Por dhe ju keni një familje tuaj që kanë luftuar. Keni njerëzit që kanë rënë për atdheun. A mundet një shqiptar të shkelmojnë mbi këtë gjak. Po pse e bëni? Sepse kreu juaj është një argat i Vuçiçit. Po dhe çfarë çdo lloj kombësie që ti përkisnit ndaj gjenocidit duhet të qëndrojë. Ky është gjenocid. Vrasja për shkaqe entike e civilëve”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje