TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 11:55

Zegjineja habitet nga fjalori i Flamur Nokës: Ua, ç’është kjo paçavure!

Shkruar nga Pamfleti
Zegjineja habitet nga fjalori i Flamur Nokës: Ua,
Deputetja e PS, Zegjine Çaushi

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate dhe replika mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputetja e PS, Zegjine Çaushi ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të opozitës për fjalorin e përdorur sot në Kuvend.

Deputetja i kërkoi kryeparlamentarit Peleshi që të mos e lejojë sjelljen e Flamur Nokës.

“Ua sa të respektuar, u çudita tani, i nderuar kryetar, kjo sjellje nuk duhet toleruar nga ana juaj. 


Çështë kjo paçavure, ç’janë këto fjalë dhe këto ofendime që përdor z.Noka.

Ua, je në institucionin që të kanë votuar qytetarët, nuk je në këtë fjalorin e rrugëve që përdor. 

Kujtohu ku je. Faleminderit”, tha ajo.

Në Kuvend, sot socialistët rrëzuan kërkesën e parë për mocion me debat nga opozitarët për programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. 73 deputetë votuan kundër. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nuk do t’u pranojnë kërkesa që janë në kundërshtim me rregulloren. Sipas tij, demokratët i dërgojnë qëllimisht kërkesat të shtrembëruara dhe të cunguara sepse nuk duan vetë debat ndërkohë që drejtojnë gishtin te maxhoranca.

Kërkesa e dytë për mocion lidhet me gjenocidin serb në Kosovë. Balla, teksa mori sërish fjalën, i kujtoi Berishës një sërë akuzash që janë bërë ndaj tij për Kosovën ndërsa tha se çdo gjë që lidhet me Kosovën dhe vjen nga kreu i PD-së, nuk është diçka e mirë. Iu referua edhe protestës së thirrur nesër në Tiranë nga veteranët e UÇK-së për Hashim Thaçin dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë, duke i thënë PD-së se Rama nuk do të marrë pjesë, pse nuk i bashkohet protestës. Balla me ironi e quajti Berishën dhëndër të Serbisë. 

 

zegjineja -flamur noka

Lini një Përgjigje