
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ironizuar deputetët e PD, teksa tha se Shqipëria nuk është rikuperuar akoma nga komunistë si ata.
Balla iu drejtua sërish deputetëve demokratë, ku tha se PS shyqyr që i ka, ndërsa Shqipëria gjynah që i ka.
“Nuk do ta merrja më fjalën për veprimtarinë e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, edhe pse bëj pjesë në grupin e atyre njerëzve që kërkoj më shumë nga këto institucione. Edhe pse një pasojë që nuk janë rikuperuar ende në Shqipëri, janë komunistët si këta. Edhe ndonjë komunist i 68’, që ka ngel peng i idealeve të dhjetorit, Partia Demokratike. Unë ua them shpesh, ne shyqyr që ju kemi, Shqipëria gjynah që ju ka. Për ne iu paçim sa malet. Dini ju që ka pasur avionë të NATO-së në 98’?
Unë kam respekt për personin që ju ka shkruar të dhënat, por lexojani mirë tekstin. Nuk ka pasur kurrë kryetar të PS-së që të ngrejë protesta, pasi kjo parti që unë kam nderin ta përfaqësoj, në gjithë historinë e vet, nga 12 qershori 1991 deri në këtë moment, nuk gjen...”, u shpreh Balla.
Lini një Përgjigje