
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zbardhur takimin me shefen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover që zgjati për rreth 50 minuta.
Me anë të një reagimi, Celibashi shprehet se në takim është zhvilluar një bisedë e zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor. Më tej, kreu i KQZ shton se ka deklaruar se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.
“Pritëm sot në KQZ Shqipëri drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor. E falenderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve #Vendore14Maj2023. Deklarova se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar”, tha Celibashi.
Lini një Përgjigje