
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar garën për Bashkinë e Tiranës dhe kandidatin nga opozita.
Sula sfidoi hapur kreun e PD, Sali Berishën duke i kërkuar që të nxjerrë në garë numrin 2 të partisë, Flamur Nokën ose Albana Vokshin. Sula theksoi se nëse kjo ndodh, ai vetë do të dalë derë më derë për të grumbulluar vota për PD-në.
“Unë i bëj sfidë Sali Berishës, të zgjedhë kandidat Flamur Nokën osë Albana Vokshin. Unë personalisht do të dal derë më derë, rrugicë më rrugicë, bashkë me njerëzit e mi për të grumbulluar vota për PD dhe Nokën.
Nëse Noka ose Vokshi marrin një përqindje të konsiderueshëm të votave, unë do ta mbyll gojën për PD dhe do them ‘më fal Sali Berisha se paske të drejtë dhe unë fajtor dhe demokratët e thjeshtë’.
Sepse numri 2 i PD dhe figurat më të larta vendosin fatinë demokratëve.. qenkan njerëz të nderuar dhe të denjë për tu përballur me mazhorancën”, u shpreh Sula për “TCH”.
O Dash po si bre po tall bythen me shefat.Ata jane kolonele bre ,Tiranes i duhen ushtare qe te komandohen nga ata lart.Ti i di mire keto pune ndaj mjaft e kane gorricen ne fyt mos u jep akoma te tjera.Po si dashke fare to ata siper qe i qellon me gure.Ama Dasho me degji nje llaf edhe mua,nuk eshte mire te gjuash me gure ne çatine tende....eeee