Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, zbuloi kriteret që duhet të ketë kandidati opozitar për garën në Bashkinë e Tiranës.
Boçi tha se kandidati duhet të jetë një person që e do Tiranën, të jetë opozitar, teksa shtoi se duhet të jetë edhe një kandidat që të ketë fibrën e duhur politike, por sidomos edhe fibrën e duhur qytetare.
Ai u shpreh se në PD ka shumë kandidatë, duke nënvizuar se disa vetëofrohen, ndërsa disa të tjerë edhe u kërkohet të kandidojnë.
I pyetur sesi shpjegohet që Partia Demokratike ende nuk e ka një emër për garën në Tiranë, Boçi tha se kjo tregon që ka një konkurrencë në parti.
"Në PD ka figura me influencë publike dhe politike, pavarësisht vendeve që ato zënë në hierarkinë drejtuese të Partisë Demokratike. Kjo tregon që ka një konkurrencë. Ka shumë kandidatë. Ka edhe kandidatë që vetëofrohen, ka edhe kandidatë që u kërkohet të jenë pjesë e kandidimit. Ka një negocim me pjesën tjetër të opozitës, me qëllim që të kemi një produkt serioz, një kandidat që përfaqëson PD, por edhe qytetarët e Tiranës. Janë disa procese që tregojnë që ka seriozitet në zgjedhjen e një kandidati që ai të paraqitet me ato parametra që e kërkon publiku.", tha ai për Vizon Plus.
Lini një Përgjigje