
Ish-deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka folur për procesin ligjor ndaj saj, teksa po hetohet së bashku me ish-bashkëshortin Ilir Meta për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.
Kryemadhi ka hedhur poshtë akuzat ndaj saj dhe Metës, teksa thekson se asnjë pasuri e fshehur nuk ka dalë në dritë.
“E mbani mend floririn e Kërrabës që akuzonin Ilir Metën se e kishte vjedhur? Ilir Meta është flori, sepse ka shpirtin flori,” u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se, sipas saj, vetëm një njeri me zemër të artë do të “bënte ato që ka bërë dhe ata që ka mbajtur afër vetes”. Ajo tha se floriri i Kërrabës as që ka ekzistuar ndonjëherë në ndonjë proces zyrtar ndaj Metës, dhe akuzat për llogari të fshehta bankare në Angli janë gjithashtu të pavërteta. “Doli që floriri i Kërrabës nuk ekziston fare në çështjen e Ilir Metës. U tha që kemi llogari bankare në Angli, nuk ekzistojnë”, theksoi Kryemadhi.
Nga ana tjetër, nuk pranoi akuzat e lidhjeve të Metës me biznesmenin Kastriot Ismailajn.
Ndërkohë që shton se dolën akuza dhe për floririn e Krrabës dhe se Meta ka miniera në Afrikë, por që nuk dolën të vërteta.
"E para në të gjithë pazëllin e gjithë dosjes që është krijaur dhe sajuar. Mendoja se në ato 120 fletë vendimi të shkallës së parë mendoja se ishin po themi keqinterpretim apo skuzë për një veprim politik që deri diku e mendoja si moment dobësimi apo euforie nga SPAK. Në apel ishin 34 fashikuj, në seancën e masës së sigurisë ishin tallje qesharake talleshin me një ish presidenti unë deputete. Në këtë këndvështrim sado që mendon se do përballem me drejtësinë, dosja nuk ka asgjë ligjore. Është një gjueti shtrigash dhe një opinionin publik i krijuar nga media të paguara dhe struktura politike të caktuara. PD-ja në një anë dhe PS në anën tjetër dhe perceptimi publik iu bashkangjit një fletë rrufe.
Që të ketë pastrim parash duhet të ketë vepër penale. Që të fshehësh pasuri duhet të gjesh cilën pasur që është fshehur. Ju e dini që doli gazeta në Austri që thoshte se Ilir Meta ka miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë. Akuzuan se Monika Kryemadhi ka bërë operacione 280 mijë euro. I gjetën nuk i gjetën. Akuzuan se Meta ka fjetur në një dhomë me Kastriot Ismailin i erdhi letërporosia se nuk ka fjetur në asnjë vend me Kastriot Ismaili.
Doli që nuk ke favorizuar Kastriot Ismailin por e ka çuar në gjyq. Akuzat kanë dalë si rezultat i një perceptimi të opinionin publik. Disa portale të financuar nga inceneratori i Tiranës ka studio më të mira se ju. Disa media thonë se Kryemadhi ka ofshore në Qipro. A e mbani mend floririn e Krrabës që akuzojnë se e ka marrë Ilir Meta. Po ashtu e ka zemrën ai flori. Nuk ka prona të fshehta."-shprehet Kryemadhi në Log.
Lini një Përgjigje