TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2025, 17:40

Sula propozon Berishën për kandidat për Tiranën: Vetëm ai fiton përballë Manastirliut

Shkruar nga Pamfleti

Sula propozon Berishën për kandidat për Tiranën: Vetëm

Sipas ish-deputetit demokrat Dashnor Sula, Sali Berisha është kandidati i duhur për të mundur Ogerta Manastirliun në zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Sula, u shpreh i sigurt se kreu demokrat i fiton këto zgjedhje.

Këtë bindje Sula e bazon te numri i lartë i votave që mori Berisha në këto zgjedhje, dhe për shkak të kandidaturës socialiste, por edhe sipas tij është figura përbashkuese e së djathtës.

Sali Berisha mund të ishte dhe duhet të jetë, nëse ka ndërmend të përballet me PS e Edi Ramën dhe për t’i treguar dhe ngjallur shpresë demokratëve, mund të jetë kandidati ideal për të mundur Manastirulun dhe PS në Bashkinë e Tiranës. Vetë zoti Berisha dhe jam i bindur për këtë që është kandidati që fiton zgjedhjet e Tiranës dhe fillon një histori e ngjalljes së shpresës për zgjedhjet 2027 e 2029. Nëse Berisha futet në garë Rama ishte kryetar i bashkisë dhe u bë kryeministër, ka treguar që kemi një rrugë që bashkia e Tiranës se ka një buxhet të jashtëzakonshëm dhe Ogerta Manastirliun, njeriu i sigurt që e mund është Sali Berisha. Një figurë tradicionale të së djathtës dhe që fiton dhe ngjall shpresën Berisha për të gjithë demokratët. Të gjithë të punojmë që të fitojë Berisha dhe ngjall shpresë”.-tha Sula në A2.

Sula shprehet, se vetëm me Berishën kandidat për bashkinë e kryeqytetit opozita do të triumfojë, duke ngjallur shpresat e demokratëve.

Duke patur parasysh situatën brenda opozitës dhe i vetmi person real që të triumfojë opozita. Nëse Berisha do të rrëzojë Ramën e mazhorancën dhe të tregojë se është në luftë për ta mundur dhe ngjallur shpresë, duhet të jetë kandidat i opozitës për bashkinë e Tiranës dhe i fiton  se nuk e mund Ogerta Manastirliu profesor doktor Berishën. Si Tabaku e Alimehmeti nuk e pranojnë këtë sfidë dhe njeriu më adapt dhe i sigurt që i bashkon të gjithë strukturat e kampit opozitar është Sali Berisha”.

I pyetur se Agron Shehaj ka vënë kusht për një kandidat jopolitik për bashkinë më të madhe të vendit, Sula u përgjigj: “Unë mendoj që shumica, përfshirë dhe mua do ta mbështesë Berishën. Kjo do të ishte valvula e shkarkimit të gjithë situatës së nderë e depresive që ka PD. Ngado të rrotullohen nuk e bën dot këtë garë se humbja është e sigurt. Nuk ndodh që Shehaj ta kundërshtojë Berishën”.

 

1 Komente

  1. a
    astrit

    Pse e ha Sale te kandidoje per kryetar bashkie kur e di qe Tirana e dhjet sa here te doje!

    Lini një Përgjigje