TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2025, 16:55

Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar; shpëton zv.ministrja

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson

Ministrja e re e Arsimit, Mirela Kumbaro, është takuar këtë të martë me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës.

Top Channel mëson se takimi u mbajt në orën 12:30.

Në mbledhje me ta, ministrja prezantoi edhe drejtoreshën e komanduar të arsimit parauniversitar, mësuesen e anglishtes që ishte zv.drejtore e Akap, Irida Shulku, e cila merr postin pas largimit të Rezarta Allës prej konfliktit të interesit me tekstet shkollore.

Por në krah të Kumbaros, paradoksalisht qëndron zv.ministrja Orjana Osmani e cila ka firmosur për vetë emrin e saj si autore në tekstin e letërsisë së klasës të 11 të një prej shtëpive botuese, duke shkelur ligjin e parandalimit të konfliktit të interesit.

Në foton e siguruar nga Top Channel, është edhe kryetarja e drejtorisë rajonale arsimore të qarkut të Tiranës si dhe drejtoresha e shkollës Servete Maçi, ku u zhvillua takimi.

Lini një Përgjigje