
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku foli për çështjen politike më të diskutuar të momentit, shkarkimin e Erion Veliajt dhe vakancën për Bashkinë Tiranë.
Tabaku shprehet se procesi ndaj Veliajt reflekton kapjen e pushtetit.
“Procesi ndaj Erion Veliajt reflekton kapjen e pushtetit dhe arrogancën totale. Votimi unanim i këshilltarëve socialistë që deri dje e kishin mbrojtur, tregon që sot nuk kemi më mekanizma kontrolli dhe balanca”, u shpreh fillimisht demokratja për Klan Neës.
Po a janë gati demokratët për të shkuar në këto zgjedhje?
“Është një vendim që do të merret kur të mblidhen strukturat. Një proces ka nisur për seleksionimin e kandidatëve, sigurisht do ketë vendime politike”, u përgjigj Tabaku.
“Se çfarë do bëjë Partia Demokratike, do e vendosin forumet!”, shtoi ajo.
E pyetur se çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Veliajt, bëri një deklaratë të fortë:
Fakti që ka shkuar (Veliaj) në Kushtetuese, i hap rrugë dhe një procesi që shpresoj shumë që Veliaj të kthehet edhe në të penduar të drejtësisë!
Më tej, tha se opozita e ka potencialin për të fituar në këto zgjedhje të parakohshme për kryeqytetin.
“Për kandidatin që kanë, sistemin që është ngritur, por edhe se njerëzit kanë nevojë për shpresë. I njëjti sistem, e njëjta fytyrë”, shpjegoi Tabaku.
Thënë kjo, a mund të jetë ajo vetë pjesë e kësaj gare të ethshme?
“S’kam asnjë diskutim të tillë, forumet do të mblidhen. Unë kam qenë në bashkinë e Tiranës, një eksperiencë që i rri të shkuarës për mua”, u përgjigj deputetja.
Lini një Përgjigje