TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2025, 10:00

Tetori rozë, Presidenti Begaj: Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit mund të shpëtojë jetë

Shkruar nga Pamfleti
Tetori rozë, Presidenti Begaj: Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm
Presidenti Bajram Begaj

Me nisjen e Tetorit Rozë, muajit të fushatës globale të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh inkurajues për gratë dhe vajzat që përballen me këtë sfide.

Duke iu referuar sloganit të këtij viti të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë , Presidenti Begaj  theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm për parandalimit e kësaj sëmundjeje.

“Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi. Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen me këtë sëmundje. Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë”, shkruan Begaj. 

Lini një Përgjigje