TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2025, 09:51

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn takim me Presidentin Begaj

Shkruar nga Pamfleti

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn takim me Presidentin Begaj

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj. 

Nuk dihen ende arsyet e kësaj vizite, por ky takim vjen një ditë pasi qeveria njoftoi Presidentin për krijimin e vakancave për kryetar bashkie në 6 qytete të vendit, përshirë të Tiranës. 

Shkresa erdhi një ditë pasi Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij me vendim të qeverisë. Një akt që sipas nenit 115 të Kushtetutës pezullon automatikisht vendimin e Këshillit të Ministrave, e për pasojë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet. 

Pritet të shihet lëvizja e presidentit, i cili ka afat 48 orë për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje