TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2026, 10:48

Spiropali “sposton” Ramën, takohet me Erdoganin

Shkruar nga Pamfleti
Spiropali “sposton” Ramën, takohet me Erdoganin
Elisa Spiropali dhe Recep Tayyip Erdogan

Gjatë qëndrimit të saj në Stamboll, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me ministrat e Jashtëm të Rajonit, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Nder pritja nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, një mik i provuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me ministrat e jashtëm të rajonit.

Shpreha mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, një kontribut që reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.

Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve. Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”, shkruan ministrja.

elisa spiropali reccep tayyip erdogan

Lini një Përgjigje