TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2026, 10:17

Bordi i Paqes, Rama thumbon opozitën: E votuan edhe ata që s’lanë gjë pa thënë

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Paqes, Rama thumbon opozitën: E votuan edhe ata që
Edi Rama

Në podcastin “Flasim”, Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer thumbimet ndaj opozitës, pasi kjo e fundit miratoi pro në Kuvend për marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, një iniciativë kjo e ndërmarrë nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Duke komentuar ftesën që Presidenti Trump i ka dërguar Kryeministrit, Rama tha se bëhet fjalë për një ftesë personale për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, një organizëm i ri ndërkombëtar i krijuar me iniciativën e Trump, ku Shqipëria është ftuar të jetë vend anëtar themelues.

Ai e cilësoi këtë ftesë si një zhvillim me peshë të veçantë politike dhe historike për Shqipërinë, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara për vlerësimin dhe besimin e treguar ndaj vendit.

Rama theksoi se ftesa u mirëprit dhe u ratifikua edhe në Kuvendin e Shqipërisë me një mbështetje të gjerë, çka sipas tij dëshmon angazhimin e vendit për paqen dhe rolin aktiv në diplomacinë ndërkombëtare.

Realisht që ishte një ftesë e mirëseardhur, edhe pse nuk e dyshoja që do të kishte zhurmë dhe përpjekje për të bërë tollovi, nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave që duhet të jenë vërtet të rënda, që të arrihet deri në pikat ku u arrit.

Ftesa u mirëprit, u pranua dhe u ratifikua në një formë projektmarrëveshjeje dhe projektligji. Shqipëria, si një shtet që ka gjetur paqen si busullën e vet dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare, e aprovoi me një “po” të fortë, edhe me votat e atyre që nuk lanë gjë pa thënë, përkatësinë në këtë bord”, tha Rama.

 

 

 

 

 

edi rama bordi i paqes opozita

Lini një Përgjigje