Nga shtatori i vitit 2025, skena politike shqiptare u rifreskua me një valë të re emrash që morën përsipër drejtimin e dikastereve, mandateve parlamentare dhe institucioneve kyçe. Pasuria e tyre rezulton të jetë e nga miliona lekë, në miliona euro.
Me mbi 1.19 milionë euro, Ana Dajko përfaqëson një nga surprizat e monitorimit të pasurive të deputetëve të rinj. Ajo u bë aksidentalisht deputete nga Partia e Adriatik Lapajt, dhe u shfaq me emocione që i penguan të folurën për gazetarët, një herë të vetme që është pyetur nga media.
Një pjesë e rëndësishme e pasurisë së saj vjen nga aksionet në shoqërinë "Dajko-Koci SHPK", por ajo që bie në sy është disiplina bankare: depozita të shumta dhe fonde investimi që e kalojnë vlerën e 1 milion eurove, duke e bërë profilin e saj shumë solid në aspektin e likuiditetit.

Kjo I vjen anes dhe Lenkes se Byrose politike te Enverit e Ramizit. Rrofsh o Lapaj per teze-hallat qe fute ne parlament!!! Ore Tiku- platinum, je I sigurt qe kjo Ana I njeh ngjyrat(?), se mos nuk dallon ndryshimin e kartonit te kuq nga kartoni jeshil dhe te ben hatane????????????????
Kjo nuk duhet te ishte deputete pasi perfaqeson oligarket nese kjo do jete ministre do beje kerdine zgjedhje e gabuar e LLapajt me te tille njerez humb pike Perse duhet ta mbeshtete populli nje te tille ? Qe te mbroje bizneset apo te 10 - fishoje llogarite prandaj arrime ne ate pike qe ne Shqiperi nuk ka mundesi Zgjedhje .