TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2026, 09:57

“Paramilitarë e mercenarë të paguar”, Bardhi i përgjigjet Ramës për protestën: Të ka skaduar koha

Shkruar nga Pamfleti
“Paramilitarë e mercenarë të paguar”, Bardhi i
Protesta e PD

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar ndaj një komenti të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me protestën e zhvilluar dje nga opozita.

E ndërsa Rama e ka cilësuar PD-në si partinë e vetme në Europë që ka në program dhunën, Bardhi e konsideron atë një Kryeministër të skaduar.

Askund në Europë Kryeministri nuk mbron korrupsionin. Edi Rama është një kryeministër i skaduar dhe mbrëmë reagoi kundër protestuesve si çdo regjim i korruptuar që ka humbur kontrollin: me dhunë shtetërore, gaz lotsjellës të skaduar dhe ujë me piper.

Kudo në Europë, kur një kryeministër kapet në skandale dhe i përgjigjet qytetarëve me dhunë, ai nuk qeveris më. Ai largohet. Nuk fshihet pas propagandës. Nuk kriminalizon opozitën. Nuk dhunon qytetarët.

Askund në Europë, Kryeministri nuk shndërrohet në avokat të korrupsionit, siç po bën Edi Rama me Belinda Ballukun. Kur zëvendëskryeministrja implikohet në korrupsion, hetohet dhe merret e pandehur.

Askund në Europë, një kryeministër nuk paracakton tenderat.

Askund në Europë, një kryeministër nuk cakton një koordinator mes qeverisë dhe krimit të organizuar, siç ka bërë Edi Rama me Ergys Agasin.

Askund në Europë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk emërohet nga koordinatori i krimit të qeverisë.

Askund në Europë, kryeministri nuk sulmon drejtësinë për të mbrojtur korrupsionin e vet, të familjes së vet dhe të bashkëpunëtorëve të vet më të ngushtë!

Po, kudo në botë, regjimet e korruptuara dhe diktaturat reagojnë me dhunë ndaj protestuesve. Ky është Edi Rama! Sepse vetëm regjimet e kalbura reagojnë me dhunë ndaj protestave.

As gazi i skaduar, as uji me piper nuk do ta mbrojnë më.

Koha e kryeministrit të korrupsionit dhe e karteleve të drogës ka skaduar”, shprehet Bardhi.

protesta pd rama bardhi

2 Komente

  1. F
    Fpa

    Po o qelbesire, devijacion I natyres, je ti ai qe nepermjet krimit kerkon pushtet. Pushteti merret me vote dhe ti kete e pe bukur, lehte lehte kur ta futen myzeqaret, fieraket e mallakastriotet. E dime qe te ka dhembur shume... dhe kujto edhe Luan Bacin se cfare tha per ty atehere... Por ti u duhesh aty PD se je ne perpurhje me kerkesat e neomarksisteve europiane pikerisht per deviacionin tend.

    1. T
      Tony

      Politikanet jo vetem tanet por te gjithe botes i urrej. Tere rinia e qytetaret e afte te ta ndertojne jeten e tyre me djerse e dinjitet iken e u thane politikaneve tane, u kam dhjere ne surrat. Kush mbeti, malokeria e fshataresia koketrashe dembele qe gerrhasin rrugeve, shkojne ne kisha e xhamira e shtyjne jeten me nje kothere qeni pension. Ah, se harrova po kane mbetur edhe ca lango, qe rrembejne ku te mundin ndonje kocke. Kane ardhur ca te mencur te rritue e edukuar ne West por nuk iu hapet porta, sepse e dijne qente e medhnje qe ata u kerrejne binane, si thone leberit.

      Lini një Përgjigje