Skenat e prodhuara në Tiranë nga protesta e djeshme nuk janë më të forta se protestat e organizuara në kryeqytetet europiane, por gjithsesi Kryeministri ka nxituar të etiketojë ata që hodhën molotovët si paramilitarë dhe mercenarë të paguar.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike.
Në protestën e djeshme pati tensione dhe incidente të shumta, ku molotovëvë të protestuesve, policia iu përgjigj me gaz lotësjellës dhe ujë me presion.
Rama ka ironizuar protestuesit e opozitës duke i cilësuar si rrugaçë të paguar. Ndërkohë kreun e PD Sali Berisha, e ka quajtur 'plak të lajthitur'.
Protesta prodhoi përplasjet sapo kreu demokrat, Sali Berisha përfundoi fjalimin në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, kur nga një grup protestuesish u hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të godinës. Brenda pak sekondash, policia iu kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës, që u pasua fillimisht me shpërndarjen e protestuesve dhe më pas zhvendosjen e tyre drejt selisë së Kuvendit, në rrugën Xhorxh W. Bush, atje ku zhvillohen seancat parlamentare.
Këtu u shënuan edhe përplasjet më të forta, ku nga njëra anë protestuesit hodhën gurë dhe çadra në drejtim të kordonëve policore të pozicionuar në hyrje të Kuvendit dhe nga ana tjetër policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë me presion, si një formë kundërpërgjigjeje. Disa nga protestuesit u ndaluan, përfshi edhe një të mitur 10-vjeçar, që zyrtarisht nga policia u konsiderua si "i rrezikshëm".
Opozita hodhi akuza të shumta ndaj policisë, pas arresimeve të protestuesve si dhe dhunës ndaj tyre.
Por Kryeministrin duket se nuk e ka shqetësuar sjellja e policisë, përfshirë edhe ndaj një të mituri, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë vetëm policive të lënduar gjatë protestës.
Policia thotë se si pasojë e veprimeve të dhunshme nga protestuesit u lënduan 11 policë, ndërsa nuk jepet një shifër se sa qytetarë u lënduan apo dëmtuan si pasojë e gazit dhe ujit me presion.
Skenat e prodhuara në Tiranë nga protesta e djeshme nuk janë më të forta se protestat e organizuara në kryeqytetet europiane, por gjithsesi Kryeministri ka nxituar të etiketojë ata që hodhën molotovët si paramilitarë dhe mercenarë të paguar.
"Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e shkatërruar prona…
Po qysh nga koha e partive famëkëqia të 100 vjetëve më parë në Gjermani e Itali, ka vetëm një parti parlamentare në Europë, që të ketë në programin e aktivitetit të saj si pjesë të pandarë të ekzistencës së vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve, deri edhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat!
Tanimë këto farë protestash me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon…
Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm! Të shkuara punonjësve të policisë që u plagosën e lënduan nga kjo lukuni e verbër", shkruan Rama.
Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e… pic.twitter.com/XT0HzmE98D
— Edi Rama (@ediramaal) January 25, 2026
Jep doreheqjen. Ps te zgjedhe tjeter kryeminister. Je me keq se Sala. Nuk ke bere nje gje te sakte.
Po e vertete por ne Shqiperi nuk ka as sindikata as shoqeri civile..kjo te bente te ndiheshe mire dikur.
Ca thua?! Po si ta bejne kete ata ty?! Po ti je engjell, paqesor, i ndershem. I shkreti ti qe po te bien ne qafe. Qe do te besh viktimen. Ti e ke blere dhe opoziten se ne nje vend tjeter normal do te kapnin prej bythe e do te hidhnin ne zjarr. Duhet shuar rraca juaj e pederasteve zullumqareve hajnave perverseve. Nuk ka rrace me te qelbur.
Ti, je i vetmi kryeministër pas 90 - ës që nuk i le pronarët e bizneseve të tallen me puntorët e tyre duke mos u paguar siguracionet, por i detyrove ata të zbatojn ligjin duke i regjistruar punëtorët në sistem si të ligjshëm. Ti je i vetmi kryeministër që ke rregulluar dhe forcuar mardhënjet diplomatike në mënyrën më të mirë të mundshme me shumicën e shteteve në botë. Ti je i vetmi krueministër që ke bërë sakrificat më serioze dhe më të mundimshme për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur, në rrugën drejt BE - s përfundimin e së cilës ka gjasa se do ta kesh të suksesshëm të paktën jo më vonë se në 2030 - ën. Prandaj mos u përkul përballë një grupi njerzish që me fjalorin e tyre përfaqësojnë negativen dhe të keqen. Këto janë mosmirnjohës dhe dashakeqës të vetë kombit, dashakeqës të popullit të tyre. A i harruan këto fatkeqsitë e mëdha që ka përjetuar ky popull kur Berisha drejtonte vendin ?!!! Në 97 - ën u shkatërrua shteti, u armatos popullsia civile dhe u hodh në sulm veriu kundër jugut, u mbytën në detë 128 persona, u bë grusht shteti në 98 - ën shpërtheu gërdeci si bombat e Hiroshimës , e të tjera. Kush shkel rregullat e protestës ligjërisht arrestohet. Populli të ka votuar. Ne duam të jemi pjesë e BE - s me të drejta të plota. Këtë e realizon vetëm PS-ja me ty në krye. Vazhdo i papërkulur në rrugën tënde për realizimin e kësaj ëndrre të popullit shqiptar.