TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 21:47

PD hedh poshtë pretendimet për policë të plagosur: Nuk u paraqit asnjë në spital

Shkruar nga Pamfleti
PD hedh poshtë pretendimet për policë të plagosur: Nuk u
Selia e PD & Momente nga protesta sot

Partia Demokratike ka reaguar me forcë pas deklaratave zyrtare të Policisë së Shtetit se 12 efektivë janë plagosur gjatë protestës kombëtare të së shtunës në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, PD e ka cilësuar këtë informacion si të pavërtetë dhe një tentativë për të fabrikuar realitetin e dhunës që, sipas saj, u ushtrua vetëm nga uniformat blu ndaj protestuesve paqësorë.

Sipas të dhënave operative që PD thotë se ka mbledhur në të gjitha spitalet e kryeqytetit, nuk është paraqitur asnjë efektiv policie për trajtim mjekësor. Ndërkohë, sipas saj, janë me dhjetëra protestues të lënduar dhe të arrestuar në mënyrë të paligjshme, përfshirë raste të evidentuara të dhunës dhe ndalimeve nga persona pa uniformë dhe pa identifikim policor.

Për opozitën, kjo është një përpjekje e qeverisë për të “ngjyrosur me dhunë” një protestë masive që kërkonte dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të lira. “Tërbimi i demonstruar sonte me përdorim gazrash helmuese dhe dhunë të shpërpjestuar është dëshmi e panikut të regjimit”, thuhet më tej në deklaratë.

Partia Demokratike premton ndihmë ligjore për çdo qytetar të ndaluar apo të dhunuar dhe paralajmëron se do të mbajë shënim çdo abuzim nga ana e strukturave të shtetit. Për PD-në, kjo protestë nuk është fundi, por “fillimi i fundit për narkoregjimin dhe narkopolicinë”.

Partia Demokratike: Partia Demokratike i konsideron mashtrime dhe të pabaza pretendimet e zëdhënësve të narkopolicisë se janë plagosur 12 efektivë policie. Sipas informacioneve tona të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë.

Jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme.

Përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’. Partia Demokratike thekson se, jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e policisë. Çdo tejkalim i ligjit do të merret shënim dhe çdo abuzues do të mbajë përgjegjësi të plota. Partia Demokratike falenderon edhe njëherë të gjithë mbështetësit dhe protestuesit, dhe siguron të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se ata do të marrin çdo ndihmë ligjore dhe mbështetje. Ky është fillimi i fundit për narkoregjimin dhe narkopolicinë. Tërbimi i demonstruar sonte me përdorim gazrash helmuese dhe dhune të shpërpjestuar është dëshmi e kësaj.

pd protesta polici

Lini një Përgjigje