TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 20:56

Kryeministria në flakë nga molotovët, vjen reagimi i parë nga PS

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministria në flakë nga molotovët, vjen reagimi i parë
Kryeministria në flakë nga molotovët

Ka ardhur reagimi i parë nga socialistët për protestën e mbajtur sot nga opozita para Kryeministrisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar pamje nga protesta në rrjetet sociale dhe shprehur indinjatën për dhunën gjatë tubimit.

Po ashtu Balla ka uruar që efektivët e dëmtuar të Policisë të mos kenë dëmtime serioze.

Ai e quajti kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, si një keqbërës.

“Asgjë e re nga fronti i së keqes dhe keqbërësi Sali Berisha. Shpresoj që punonjësit e policisë të lënduar nga molotovët dhe mjetet/lëndët e tjera të paligjshme të mos kenë dëmtime serioze”, ka shkruar Balla në rrjetet sociale.

ps opozita protesta e pd

Lini një Përgjigje