TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2024, 21:25

SPAK fundos Ramën, Krifcën dhe Beqajn: Hetime intensive për aferën “McGongial”, fondet IPARD dhe “Check Up"!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK fundos Ramën, Krifcën dhe Beqajn: Hetime intensive për
Rama-Krifca-Beqaj

SPAK ka konfirmuar se po heton deri në nivelet me të larta të qeverisë shqiptare...

Prokuroria e Posaçme ka fundosur Kryeministrin Edi Rama dhe disa prej ministrave apo ish-ministrave të tij.

Ditët e fundit kreu i qeverisë ka nisur një aksion për të vënë nën kontroll drejtësinë dhe duket se halli i tij është nga ajo që mund të vijë te godina me xham pranë ish-stacionit të trenit. Në SPAK janë disa dosje sensitive që po hetohen dhe sinjalet që jepen nga vetë prokuroria, janë se mund të kemi goditje të nivelet më të larta.

SPAK në faqen e saj zyrtare ka publikuar detaje mbi kërkesat për informacion që i janë drejtuar muajt e fundit. Një ndër to ka qenë lidhur me hetimet janë kanë nisur mbi abuzimin me fondet IPARD. SPAK ka konfirmuar se hetimet janë duke vijuar. Personi që po hetohet është Frida Krifca. Vetë SPAK ka preferuar të mos japë emra, duke deklaruar se është sekret hetimor.   

"Ju bëjmë me dije se Prokuroria e Posaçme po kryen hetime në lidhje me shpërndarjen e fondeve të programit IPARD nga AZHBR.  Procedimi penal në fjalë është ende në fazën e hetimeve paraprake. Bazuar në nenin 279/1 të Kodit të Procedurës Penale, aktet hetimore dhe përmbajtja e tyre përbëjnë sekret hetimor.  Për këtë arsye nuk mundet që tu japin informacione të mëtejshme nëse ka persona nën hetim apo se cilët janë personat nën hetim", shprehet SPAK.

Nga ana tjetër, prokuroria ka konfirmuar se hetimet për skandalin “McGonigal” vijojnë. Aty shënjestër është kryeministri Rama. Sipas saj, hetimet janë në fazën paraprake.

Një tjetër emër është Ilir Beqja. Duket se ai po ja hedh paq me aferën e sterilizimit, por SPAK ka hapur hetim dhe për dy koncesione të tjera në shëndetësi, atë të laboratorëve dhe atë të “Check Up”.

Në lidhje me konçensionin e  “Ofrimi i shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake”, i fituar nga kompania “LABORATORY NETWORKS”, rezulton të jetë regjistruar procedim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake. "Në lidhje me konçensionin “Dhënia me Konçension/Partneritet Publik Privat të paketës së shërbimit të kontrollit mjekësor bazë për moshat 40-65 vjeç”, i fituar nga kompania “3P Life Logistic”, rezulton të jetë regjistruar procedim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake", njofton SPAK.

Prokuroria e Posaçme përgjithësisht njofton se hetimet janë në fazën paraprake, por në pas godet befasisht. Pra duket qartë se Krifca është shumë e rrezikuar, ndërsa më pas vijnë Beqaj e Rama. /Pamfleti

Lini një Përgjigje