TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2024, 20:27

Gazetari italian që fundosi Ramën: Ahmetaj tregoi vetëm majën e ajsbergut, di shumë më tepër për lidhjet e qeverisë me mafien

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari italian që fundosi Ramën: Ahmetaj tregoi vetëm

Gazetari i RAI3, Giorgo Mottola, ka folur për herë të parë pas publikimit të puntatës së dytë të investigimit për qeverinë shqiptare.

Ai ka treguar detaje nga takimi me Arben Ahmetajn, duke thënë se mafia në Itali është luftuar vetëm duke verifikuar të dhënat e të penduarve dhe shpreson që drejtësia në Shqipëri të punojë që Ahmetaj të kthehet në një të penduar dhe të verifikohen të gjitha dëshmitë e tij.

Sipas gazetarit, ish-zv/kryeministri ka treguar vetëm majën e ajsbergut.

"Unë shpresoj që Ahmetaj të mos kërcënohet, por di që ai ndodhet në një vend të lirë si Zvicra dhe ka aplikuar për azil. Besoj se ai plotëson kushtet për të përfituar azilin, por ai na ka treguar vetëm sipërfaqen e asaj që ai din pasi është vetëm maja e ajsbergut.

Unë besoj se një gazetar i mirë i jep të gjitha lajmet që ka pasi nëse i mban në sirtar do ti përdorë për gjera të tjera që skanë lidhje me gazetarinë por në atë bisedë që kisha me të, ishin të gjitha aty që u transmetuan.

Në rrëfimin e Ahmetaj në lidhje me raportet e tij me Ramën  dhe qeverinë ai mendon se është zgjuar dhe është bërë i vetëdijshëm për atë që ndodhte përpara syve të tij. Një njeri kur fillon të flasë si në rastin e Ahmetaj kur ka një kërkese arresti për të kjo pendesë është e sforcuar pasi ka qenë prej vitesh krahu i djathtë i tij. Rama nuk e ka legjitimuar deklaratën e Ahmetajt”, tha ai te “Syri Tv”.

Mottola zhvilloi dhe një intervistë me kryeministrin Rama, duke e vënë jo pak herë në vështirësi kreun e qeverisë shqiptare.

Lini një Përgjigje