
Shqipëria për herë të parë do të hapë ambasadën e saj në Ukrainë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Ernal Filo, si ambasador të Shqipërisë në Kiev.
Më 29 maj, Komisionin për Politikën e Jashtme zhvilloi një seancë dëgjimore me Ernal Filon, i cili paraqiti programin e tij.
“Propozimi për të hapur për herë të parë përfaqësinë e Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe situata faktike në të cilën ndodhet Ukraina, tregojnë se vendi ynë po i jep rëndësinë e duhur vendeve dhe rajoneve që sot janë në qendër të fokusit diplomatik ndërkombëtar dhe që përbëjnë një çështje sa kritike, aq edhe sfiduese për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian”, tha ai.
Lini një Përgjigje