TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2026, 13:10

Sot protesta e PD, Berisha paralajmëron përshkallëzim: Kryengritja është e pandalshme!

Shkruar nga Pamfleti

Sot protesta e PD, Berisha paralajmëron përshkallëzim:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se protesta e opozitës, e planifikuar për t’u zhvilluar sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, do të përshkallëzojë.

Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se ajo që e cilësoi si “kryengritje paqësore” do të përshkallëzohet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

“Do të ketë revoltë! Kryengritja jonë paqësore do të njohë dimensione të reja. Është e pandalshme deri në largimin e Ramës,” deklaroi ai.

Gjatë fjalës së tij, Berisha përdori edhe tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë, duke e krahasuar kohëzgjatjen e fjalimeve të tij me ato të liderëve autoritarë si Muammar Gaddafi dhe Fidel Castro.

“Në fakt, nëse e rikthen pas, kishin shqiptarët para një kufomë politike të pakallur. Ne do ta kallim atë. Do t’i japim vendin që meriton,” u shpreh Berisha.

Protesta e sotme është paralajmëruar si pjesë e aksionit opozitar kundër qeverisë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet tubimi dhe sa do të jetë pjesëmarrja.

Lini një Përgjigje