TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2026, 13:00

Sulmi ndaj Iranit, Rama: Garda revolucionare të trajtohet si terroristët, koha për veprim

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi ndaj Iranit, Rama: Garda revolucionare të trajtohet si
Kryeministri Edi Rama

Rama theksoi se, sipas tij, ka ardhur momenti për veprime konkrete dhe jo vetëm deklarata politike.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do ta listojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Në një reagim publik, Rama theksoi se, sipas tij, ka ardhur momenti për veprime konkrete dhe jo vetëm deklarata politike.

“Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është një organizatë terroriste dhe duhet të trajtohet si e tillë. Jo vetëm përmes sanksioneve ndaj Republikës Khomeiniste, por duke e quajtur zyrtarisht me emrin e saj të vërtetë dhe duke e listuar ndër organizatat terroriste”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se ky qëndrim lidhet me mbështetjen ndaj aleatëve strategjikë dhe me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. Rama argumentoi se për Shqipërinë çështja nuk është thjesht gjeopolitike, duke iu referuar sulmeve kibernetike të mëparshme ndaj institucioneve shqiptare, të atribuuara nga autoritetet vendase ndaj Iranit.

"Shqipëria ka përjetuar nga afër fytyrën barbare të regjimit të Teheranit përmes agresioneve kibernetike ndaj vendit tonë. Për ne, kjo nuk është gjeopolitikë abstrakte. Është siguri kombëtare, qartësi morale dhe ligjore.", shkruan Rama.

Rama bëri gjithashtu thirrje që edhe vendet e tjera evropiane të ndërmarrin të njëjtin hap. 

"Ka ardhur koha të shkurtojmë fjalët dhe të shkojmë drejt thelbit. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është një organizatë terroriste dhe duhet të trajtohet si e tillë. Jo vetëm përmes sanksioneve ndaj Republikës Khomeiniste, por duke e quajtur zyrtarisht me emrin e saj të vërtetë dhe duke e listuar ndër organizatat terroriste, siç kanë bërë tashmë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Jo vetëm sepse qëndrojmë të palëkundur me Izraelin dhe me vendet arabe vëllazërore që kërkojnë paqe. Jo vetëm sepse mbështesim Shtetet e Bashkuara në mbështetjen ushtarake të Izraelit sot, nën drejtimin e Presidentit Donald Trump.

Jo vetëm sepse Bashkimi Evropian, përmes Presidentes Ursula von der Leyen, ka nënvizuar edhe njëherë sot natyrën vrasëse të regjimit të Teheranit.

Por mbi të gjitha, në një ditë si kjo, kur kërkohen veprime, jo vetëm fjalë, në nder të viktimave të pafundme të pafajshme të gjakësorëve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Shqipëria ka përjetuar nga afër fytyrën barbare të regjimit të Teheranit përmes agresioneve kibernetike ndaj vendit tonë. Për ne, kjo nuk është gjeopolitikë abstrakte. Është siguri kombëtare, qartësi morale dhe ligjore.

Shqipëria do të veprojë në përputhje me këtë. Ne do ta quajmë Gardën Revolucionare atë që është dhe do ta listojmë ndër organizatat terroriste, dhe u bëjmë thirrje miqve tanë evropianë të bëjnë të njëjtën gjë.

Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje vendimtare për të parandaluar një herë e përgjithmonë që vrasësit në Teheran të fitojnë kapacitet bërthamor ose ushtarak për të dëmtuar Izraelin apo ndonjë vend tjetër që kërkon paqe në Lindjen e Mesme.Terrorizmi duhet të quhet me emrin e vet. Dhe kur quhet me emrin e vet, ai duhet të ndalet.", shkruan Rama.

 

sulmi ndaj iranit rama

1 Komente

  1. e
    eri

    IDIOT. Ke 1000 halle, skandale afera, je kryeministri me i korruptuar ne Europe dhe del e jep mend per Iranin.

    Lini një Përgjigje