TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2026, 20:05

Rama tjetër iniciativë të përbashkët me Vuçiçin, gazetari gjerman zbulon planin e dy liderëve

Shkruar nga Pamfleti

Rama tjetër iniciativë të përbashkët me

Marten shprehet se  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dalin me një iniciativë të përbashkët në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian...

Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Alexander Marten ka paralajmëruar një iniciativë të përbashkët Shqipëri-Serbi në lidhje me integrimin në Bashkimit Evropian.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Marten shprehet se  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dalin me një iniciativë të përbashkët në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Martens thekson se kjo nismë pritet të ngjallë interes dhe debat të gjerë, ndonëse jo të gjithë do ta mbështesin. 

Dy liderët ballkanikë, në shkrimin e tyre për Frankfurter Allgemeine Zeitung kanë folur për raportet e vendeve ballkanike dhe Bashkimit Evropian, më saktësisht për idenë e anëtarësimeve të reja dhe mënyrat e bashkëpunimit mes tyre.

Martens, shkruan se Rama dhe Vuçiç, në opinionin e tyre të përbashkët, nuk insistojnë në anëtarësimin në BE, porse, liderët, ‘’mbështesin pranimin e vendeve të tyre në Tregun e Përbashkët Evropian dhe Zonën Shengen'. 

Zgjerimi i pjesëmarrjes në këto korniza (Shengen dhe Tregu i Përbashkët) për vendet kandidate të përgatitura mund të sillte përfitime të prekshme për qytetarët, duke forcuar njëkohësisht pozitën ekonomike dhe gjeopolitike të Unionit”, citon Mertens të kenë shkruar Rama dhe Vuçiç në opinionin e tyre të publikuar në FAZ.

Prej vitesh, jo vetëm Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Evropa duhet të gjejë rrugë të tjera përveç anëtarësimit të plotë për të mbajtur pranë Ballkanin Perëndimor (si dhe Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë). Rama dhe Vuçiç shkruajnë në FAZ: “Ne e bashkëshkruam këtë artikull sepse e pranojmë se Evropa sot përballet me dy qëllime po aq legjitime. Vendet kandidate kërkojnë një rrugë realiste drejt anëtarësimit të plotë. Shtetet anëtare kërkojnë të ruajnë efektivitetin dhe unitetin e Unionit. Ky tension nuk duhet të jetë një dilemë me fitues dhe humbës.”

Më tej, Martens nvlerëson se nëse merret seriozisht nga të gjitha palët, atëherë kjo mund të nisë një përparim dhe t’i japë fund stagnimit të zgjerimit që tashmë ka hyrë në dekadën e tij të dytë. Po ashtu, shton se kjo ide nuk ka origjinën te Vuçiç dhe Rama, por ata janë politikanët e parë të fuqishëm që e përqafojnë publikisht dhe qartë si të tyren

rama vuçiç be

1 Komente

  1. J
    Jeta

    Socialiste e Shqiperise prandaj me te drejte keta pinjoll komunist quhen pjelle rusosllave, sepse keta drejtohen nga shkau. Dikur i drejton Miladin Popovići, sot i drejton Aleksandër Vućić. Keta nuk munden ça shkjaun!

    Lini një Përgjigje