TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2026, 07:08

Shqipëria në BE brenda 2029? Zef Mazi ‘shfryn’ Edi Ramën: Premtim për politikë të brendshme

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria në BE brenda 2029? Zef Mazi ‘shfryn’ Edi
Zef Mazi, ish-kryenegociatori me BE-në

Ish-kryenegociatori Zef Mazi ‘shfryn’ tullumbacen e Edi Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2029, duke e cilësuar premtimin e tij thjesht për konsum të brendshëm politik.

Diplomati, i cili për një kohë të gjatë u emërua nga Rama si kryenegociator me Bashkimin Europian dhe më pas u largua nga ky pozicion, e vendos reformën në drejtësi në qendër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai shprehet se vendosja e afateve për integrimin ka natyrë më shumë politike sesa teknike dhe se objektivi i vitit 2029 mbetet i pasigurt.

Në emisionin ‘Kjo Javë” në News24, Mazi thekson se Shqipëria nuk e kontrollon e vetme procesin e anëtarësimit. “S’e kemi në dorë një proces të tillë. Kjo lidhet me politikën brenda vendit, me arsye elektorale. Nëse nuk hyjmë, kush do ta arsyetojë?”, deklaron ai.

Sipas tij, edhe pse kapitujt e negociatave janë hapur, asnjë prej tyre nuk është mbyllur deri tani. “Kapitujt i kemi hapur dhe nuk i kemi mbyllur asnjë”, shprehet Mazi, duke nënvizuar se rruga drejt anëtarësimit mbetet e gjatë.

Ai kërkon prioritizim të qartë të çështjeve më të ndjeshme, duke theksuar se për Shqipërinë problemi kryesor është drejtësia. “Do një lloj prioritizimi nga vetë ambienti i shteteve të këtij rajoni cila është cështja, pika që janë më sensistivë, në rastin e Shqipërisë është drejtësia me dy komponetë, bashkë me gjyqësorin në vecanti”, thekson ai.

Mazi lidh problematikat e sistemit me korrupsionin, përgatitjen e institucioneve dhe ndërhyrjet politike. “Ky është Problem madhor që lidhet me korrupsionin, është përgatitja e institucioneve, ndërhyrjet e politikës në këto institucione, presioni që bën, nëse ska priorizim të saktë për këto cështje do të kemi probleme prapë”, shprehet ai.

Në raport me Bashkimin Evropian, ai vlerëson se politika përpiqet ta paraqesë integrimin si objektiv që nuk ndikohet nga problematikat e brendshme. “Në marrëdhëniet e një shteti me një institucion ndërkombëtar sic është BE, politika kërkon ta zhveshë gjithnjë nga një e vërtetë objektivin e saj për integrimin, që kjo se pengon. Kjo epengon, drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj”, deklaron Mazi.

Ai vendos theksin tek vështirësia e vendosjes së datave për një proces që varet edhe nga faktorë të jashtëm. “E kemi pak të vështirë të vendosësh data, për një process që nuk e kemi në dorë, kjo lidhet me politikën brenda vendit, për arsye politike, për zgjedhjet, nëse nuk hyjmë kush e arsyeton”, përfundon ai.

 

zef mazi edi rama be

Lini një Përgjigje