TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2025, 18:11

"Sot jam përballë socialistëve", Shpëtim Idrizi tregon nëse do të bashkëpunojë me Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti

"Sot jam përballë socialistëve", Shpëtim Idrizi

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ka folur për koalicionin me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se synimi i këtij koalicioni është fitorja.

I pyetur për mundësinë e një koalicioni me socialistët në të ardhmen, Idrizi deklaroi se PDIU po pozicionohet përballë Partisë Socialiste.

“Sot jam përballë PS dhe po ngjiz një koalicion ku mendojmë të fitojmë. Në politikë ndodh rëndom që partitë e vogla, kur marrin vendime të rëndësishme, siç kemi bërë ne për buxhetin, kritikohen pse nuk morën leje. Por kur PD dhe PS bëjnë marrëveshje në kurriz të të tjerëve, kjo quhet marrëveshje politike”, u shpreh Idrizi për “News 24”.

Ai la të kuptohet se PDIU po negocion për një rol të rëndësishëm në koalicion, duke vënë theksin te peshën që ka partia e tij në elektorat.

Lini një Përgjigje