
Mazhoranca dhe opozita u bënë bashkë sot për të rritur pagat e deputetëve. Në mënyrë tinëzare dhe të fshehtë, deputetët votuan që të kenë paga më të larta bashkë me ministrat.
Kjo manovër ka shkaktuar shumë reagime dhe deputeti që reagoi i pari ishte Agron Gjekmarkaj, i cili u është hakërryer kritikëve. Ai shprehet se jo të gjithë deputetët janë hajdutë, pasi dhe ata kanë familje që duhet të mbajnë.
“Unë nuk e përbuz popullin po nuk përbuz as veten. Nuk e gënjej atë e as veten. Rritja e rrogave të deputetëve është e vonuar, shumë e vonuar. Dikush e do deputetin me patjetër hajdut dhe pa dinjitet. Personalisht refuzoj të jem si njëra anë si tjetra e medaljes. Deputetët nuk janë nënkategori as personazhe të realizmit socialist që nuk u intereson vetja, familja, por vetëm kauza shoqëria, populli e vendi as kandrra as insekte pa sy gojë e veshë. Nuk ka arsye që të kompleksohen për të mbrojtur një të drejtë që ju takon kur ka një rritje të përgjithshme pagash. Populizmi është lënda e parë e demagogëve, por demagogji nëse e themi sipas Linkolnit nuk është gjë tjetër por aftësia për të mbështjellë idetë e vogla me fjalë të mëdha. Problem mbetet e padukshmja e jo transparenca”, shprehet Gjekmarkaj.
Lini një Përgjigje