
Pas disa "përplasjeve" mes opozitës dhe mazhorancës, Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot në unanimitet të rrisë edhe rrogat e deputetëve dhe ministrave.
Vendimi është miratuar teksa po diskutohej projekligji për rritjen e pagave të të gjithë administratës që gjithashtu u miratua.
ME rritjen e re që parashikohet me koeficientin 0.75 për ministrat, paga që rezulton në 228 730 lekë do të shkojë në rreth 318 mijë lekë bruto.
Aktualisht paga e deputetit që deri më sot rezulton 156 770 do të rritet në 310 mijë lekë.
Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon në 329.375 lekë.
Krahasuar me projektligjin që kishte propozuar qeveria për rritjen e pagave dhe me atë që është miratuar ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, paga e tyre është rritur me rreth 100 mijë lekë më shumë për institucionet kryesore.
Diskutimi që nisi para zgjedhjeve u bllokua në këtë komision për shkak se deputetët kërkuan që të përfshiheshin edhe ata në skemën e rritjes së pagave.
Projektligji i sjellë nga qeveria nxiti debat tek komisioni, pasi deputetët kërkuan edhe më parë rritje pagës së tyre.
Lini një Përgjigje