TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2023, 10:57

“Në Albcontrol trajtohen me xhakuzi, paguhen më shumë se Presidenti”, Braçe dhe Spaho kritika qeverisë: Institucionet e shtetit bëjnë shpenzime skandaloze

Shkruar nga Pamfleti

“Në Albcontrol trajtohen me xhakuzi, paguhen më shumë se

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar mbledhja për shqyrtimin e projektligjit për kompetencat e caktimit të pagave.

Në fjalën e tij, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për diferencën mes rrogës së titullarit dhe rrogës së punonjësit, duke shtruar pyetjen nëse shoqëritë aksionere ka ndonjë përcaktim në ligj.

Gjithashtu edhe Edmond Spaho, ndërsa mbështeti deklaratat e Braçes, u shpreh se ka abuzime masive me pagat në institucione.

Spaho ka kritikuar qeverinë për abuzimet që bëhen në institucionet e shtetit me pagat. Në Komisionin e Ekonomisë, Spaho solli rastin e Albcontrol ku sipas tij shpenzimet janë skandaloze, “me xhakuzi apo festa harbuese”.

Pjesë nga diskutimi:

Erion Brace: Për shoqëritë aksionere ka ndonjë përcaktim në ligj?

Ermal Nufi: Nuk ka një përcaktim për këtë ligj Shoqëritë tregtare kanë ligjin për shoqëritë tregtare. Ato kanë një vendim bordi apo Këshilli mbikëqyrës që përcakton se kush është niveli i pagave

Braçe: Kemi një diferencë të rrogave të drejtuesve të shoqërive tregtare me rrogat e punonjësve të tyre. Diferenca mes rrogës së titullarit dhe rrogës së punëtorit është shumë e madhe. Po marr sektorin e energjisë, të ujit apo të shërbimeve postare. Duhet të bëjmë një rregullim sepse siç edhe ju thoni që këto ndërmarrje janë të rëndësishme, nuk ka konkurrencë. Pagat e drejtuesve indeksohen të punonjësve jo. Ka një zhbalancim anormal. Tani si do të trajtohen rrogat e tyre në raport me inflacionin. Nuk kam dëgjuar të jetë indeksuar rroga e punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve, mund të jenë të pambrojtur plotësisht.

Ermal Nufi: Ka qenë një periudhë e gjatë që nuk janë bërë indeksime dhe kjo po ndryshon me këtë ligj.

Braçe: Ka shoqëri tregtare pa konkurrencë, janë monopole

komisioni i ekonomisë

Lini një Përgjigje