TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2023, 14:09

Ndikimi rus dhe stabiliteti rajonal, dy senatorë të SHBA skanojnë politikën e Tiranës; “Non grata” sërish jashtë axhende

Shkruar nga Pamfleti

Ndikimi rus dhe stabiliteti rajonal, dy senatorë të SHBA skanojnë

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vizitat në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri. Ndikimi rus po rritet në Ballkan, teksa në vendin tonë dolën dhe fakte se si Moska ka pagur para për partitë politike.

Sot kanë nisur në vendin tonë një vizitë Chris Murphy nga Connecticut dhe Gary Peters nga Michigan. Mësohet se fokusi i takimeve do jenë ndikimi rus dhe stabiliteti rajonal.

Në Shqipëri, Senatorët Murphy dhe Peters do të takohen me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, si dhe deputetë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Senatori Murphy shërben në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Komisionin e Senatit për Shpërndarjen e Fondeve dhe Komisionin e Shëndetësisë, Arsimit, Punës dhe Pensioneve.

Senatori Peters shërben si Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Çështjeve Qeveritare. Ai gjithashtu shërben në Komisionin e Senatit për Shpërndarjen e Fondeve, Komisionin e Shërbimeve të Armatosura dhe Komisionin e Tregtisë, Shkencës dhe Transportit.

Ne kurrë nuk mund ta marrim paqen në Ballkan si të mirëqenë dhe vizita jonë vjen në një moment kyç për shumë nga këto vende. Ndërsa ka pasur përparim të mirë drejt normalizimit midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në rrugën e pranimit në BE, ka ende një rrugë për të bërë. Senatori Peters dhe unë do të dërgojmë mesazhin e fortë se Shtetet e Bashkuara janë investuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe mbështesin rrugën e tyre drejt integrimit evropian. Ky do të jetë udhëtimi im i gjashtë në rajon që kur mbërrita në Senat dhe kam pasur fatin të zhvilloj marrëdhënie të ngushta me shumë liderë me të cilët mezi pres të takohem sërish këtë javë”, tha Murphy.

Takimi i parë i tyre u zhvillua me presidentin Begaj. Kreu i Shtetit, përshëndeti bashkëpunimin shumë të mirë që dy vendet kanë pasur, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku kanë ndërmarrë iniciativa të përbashkëta për të dënuar agresionin e paprovokuar e të pajustifikuar ushtarak rus në Ukrainë, përmes rezolutave të ndryshme.

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj, u ndal edhe tek sfidat e reja me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe rritjen e aktivitetit kërcënues nga aktorë të tretë dashakeqës ndaj zhvillimeve euroatlantike në rajon. Gjithashtu ai ka shprehur mirënjohjen edhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen që agjencitë e specializuara amerikane po japin për përballimin e sulmeve kibernetike, që kanë si synim kryesor dëmtimin e infrastrukturës dixhitale të shtetit shqiptar.

Ndërkohë mësohet se Sali Berisha dhe deputetët më pranë tij do të jenë sërish në listë të zezë. Ndonëse dy senatorët janë demokratët, ata i qëndrojnë fakti që Berisha është non grata dhe amerikanët nuk janë punë me ta. Pritet që të ketë takime me deputet që janë rreshtuar deri më tani kundër Berishës. /Pamfleti

senatoret takime

Lini një Përgjigje